Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Raul Albiol ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2020.
Raportet e medieve italiane që u shfaqen në fillim të javës thuhej se Albiol do të ndjekë partnerin e mbrojtjes, Kalidou Koulibaly, në nënshkrimin e një marrëveshje të re me Napolin.
Nuk zgjati shumë dhe Napoli kanë bërë tani zyrtare, edhe pse nëpërmjet një hapi të pazakontë më parë të llogarisë në Twitter të presidentit De Laurentiis.
“Raul Albiol ka rinovuar edhe për katër vjet deri në vitin 2020”, shkruhet në Twitterin e presidentin napolitan.
Sipas medieve italiane huhet se është vendosur edhe një klauzolë prej tetë milionë eurove për 31-vjeçari, por De Laurentiis nuk e ka përmendur një gjë të tillë. /Telegrafi/
Un altro colpo messo a segno dal trio De Laurentiis, Chiavelli, Giuntoli. Raul Albiol ha rinnovato per altri 4 anni fino al 2020 #ADL
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) September 23, 2016