Radja Nainggola ka vendosur të vazhdoj edhe për katër vite kontratën e tij me Romën.
Radja Nainggolan ka nënshkruar zyrtarisht një zgjatje të kontratës, duke u angazhuar në Romë deri në qershor të vitit 2021.
29-vjeçari belg ka qenë subjekt i ofertave nga Chelsea, Manchester Unitedi dhe Interi, por ka vendosur t’i refuzoj të gjitha.
Janë vet klubi nga kryeqyteti italian që ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare vazhdimin e kontratës me Nainggolanin.
“Roma janë të lumtur që të konfirmojnë se mesfushori Radja Nainggolan ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me klubin”, thuhet në deklaratën Romës. /Telegrafi/
✍️🔶🔴🐺#ASRoma pic.twitter.com/xLGYknpXjJ
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 27, 2017
UFFICIALE ✍️ @OfficialRadja rinnova fino al 2021 🔶🔴https://t.co/JvmXKuXIN2#Radja2021 #ASRoma #Nainggolan pic.twitter.com/0TCRusMnlM
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 27, 2017