Skuadra gjermane, Hoffenheim Julian Nagelsmann ka konfirmuar largimin në fund të sezonit 2018/18 të trajnerit Julian Nagelsmann.
Nagelsmann ka qenë njëri nga trajnerët më të përfolur në dy apo tri vitet e fundit.
Trajneri gjerman kishe arritur të lë gjurmë në futboll me vetëm 29 vjet, duke e kualifikuar Hoffenheimin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Pas kësaj, skuadra gjermane ishte përkujdesur për të ‘blinduar’ Naggelsmannin, duke ia vazhduar kontratën edhe për katër vite tjera, deri në vitin 2021.
🔵⚪️ #TSG
Julian #Nagelsmann will leave TSG at the end of the 2018/19 season. The 30-year-old head coach has been in charge of #Hoffenheim's Bundesliga club since 2015.
🌐 More to follow. pic.twitter.com/TxCT3jOUnW
— TSG Hoffenheim EN (@tsghoffenheimEN) June 21, 2018
Ky vazhdim i kontratës nuk ndikoi në interesimin e skuadra për gjermanin, duke u kërkuar me ngulm nga Bayern Munichu dhe Arsenali.
Megjithatë, Nagelsmann kishte refuzuar detyrat edhe si zëvendësues i Jupp Heynckesit, ashtu edhe i Arsene Wengerit duke thënë se do mbetet trajner i Hoffenheimit edhe një sezon.
Por, sezoni 2018/19 do të jetë i fundit i gjermanit për skuadrën Hoffenheim, pasi palët kanë arritur të marrëveshje për përfundimin e bashkëpunimin pas këtij sezoni.
Trajneri gjerman i ishte bashkuar skuadrës gjermane në shkurt të vitit 2016 duke u bërë befasia e kampionatit gjerman, Bundesligas. /Telegrafi/