Telegrafi

Zyrtare: Nagelsmann emërohet trajner i Bayern Munichut

Bayern Munichu ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Julian Nagelsmann.

Klubi Bavarez ishte në kërkim të një strategu të ri, pasi Hansi Flick konfirmoi se do të largohet në fund të edicionit.

Kështu, Bayerni filloi të kërkonte një trajner të ri dhe atë e gjeti te rivali i ligës, Rasenball Sport Leipzig.

“FC Bayern ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e tyre të ri. 33-vjeçari i lindur në Bavari do të transferohet në Mynih nga RB Leipzig në 1 korrik të vitit 2021 përpara sezonit të ri, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët gjerman deri në 30 qershor 2026”.

“Kjo vjen pasi FC Bayern ra dakord për kërkesën e trajnerit aktual Hansi Flick për t’i dhënë fund kontratës në 30 qershor 2021, dy vjet më herët se data e skadimit të saj origjinale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/