Telegrafi

Zyrtare: Moyes rikthehet në Angli

Trajneri skocez, David Moyes është rikthyer përsëri në kampionatin anglez.

Pas aventurës së dështuar në La Liga tek Real Sociedad, Moyes mbeti pa klub për disa muaj.

Por ai tani ka arritur marrëveshje dhe është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës angleze Sunderland.

‘Macet e Zeza’, e kanë angazhuar Moyesin pasi trajneri i tyre Sam Allardyce mori drejtimin e Kombëtares së Anglisë.

Moyes ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Sunderlandin. /Telegrafi/