Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mourinho nënshkruan kontratë të re me Manchester United

Jose Mourinho nuk do të largohet nga Manchester United.

Edhe pse kishte spekulime për një largim të mundshëm të tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Trajneri portugez ka zgjatur edhe zyrtarisht kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ edhe për një vit.

Kontrata aktuale e Mourinhos skadonte në qershorin e vitit 2019, ndërsa ai ka nënshkruar një kontratë të re me Untiedin deri në vitin 2020.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit e Real Madridit tha se është shumë i kënaqur me kontratën e re.

“Jam shumë i kënaqur që kam vazhduar bashkëpunimin me Manchester Unitedin”.

“Është kënaqësi kur një klub si United të beson dhe të ofron vazhdimin e kontratës”, deklario Mourinho.

Për shërbimet e trajnerit portugez po interesohej gjiganti francez Paris Saint Germain.

Gjithsesi detajet e kontratës së re nuk janë bërë ende publike. /Telegrafi/

Exit mobile version