Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mourinho emërohet trajner i Romës

Roma ka njoftuar se Jose Mourinho do të jetë trajneri i tyre i ri për edicionin e ri.

Skuadra italiane e shkarkoi para pak çastesh Paulo Fionsecan për rezultate të dobëta, mirëpo do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Përmes një njoftimi, Roma ka bërë të ditur se Jose Mourinho ëhstë strategu i tyre i ri dhe do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Roma shkarkon Fonsecan

“Klubi është i kënaqur të njoftojë se është arritur një marrëveshje me Jose Mourinho që ai të bëhet trajneri ynë i ri përpara sezonit 2021-22”, thuhet në njoftimin e klubit.

Roma thuhej se do të merrte si trajner Maurizio Sarrin, mirëpo vendosën të shkonin për portugezin. /Telegrafi/

Exit mobile version