Vincenzo Montella është trajneri i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.
Trajneri italian dhe skuadra spanjolle kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.
Montella ka pranuar marrëveshjen e cila e është e vlefshme për një vit e gjysmë.
Zyrtarizimin e marrëveshjes e ka bërë vet klubi spanjoll me anë të faqeve zyrtare të klubit.
“Sevilla ka arritur një marrëveshje fillestare me Vincenzo Montellën që menaxheri italian të bëhet trajner i ri i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Principio de acuero con Montella para dirigir al #SevillaFC
➡️ https://t.co/88oK8Cr79L#vamosmisevilla pic.twitter.com/jFGstTiH6K
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) December 28, 2017
“Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme deri në qershor të vitit 2019”, mbyllet komunikata e Sevillas.
Ndryshe, nënshkrimi i kontratës do të nënshkruhet nesër (e premte) në zyrat e klubit spanjoll. /Telegrafi/