Site icon Telegrafi

Zyrtare: Monchi rikthehet te Sevilla

Ramon Rodriguez "Monchi" (Foto by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i njohur i transferimeve të lojtarëve, Ramon Monchi pas dy vjetësh u kthye në qytetin e Sevillas si drejtori sportiv.

Monci është shkarkuar kohët e fundit nga skuadra e Romës pas rezultateve të dobëta dhe transferimeve jo aq të suksesshme.

“Viktor Orta (menaxheri i Leeds Unitedit) më tha se filmi, “The Godfather 2” është më i mirë se pjesa e parë e “The Godfather””, kështu e përshkroi rikthimin te klubi andaluzian.

Spanjolli shtoi se i pëlqen shumë klubi ku bëri famë të madhe, por që nuk u kthye për të shpëtuar ndonjëkënd.

“Nuk jam kthyer për të shpëtuar dikë, Sevilla nuk ka probleme. Jam këtu, sepse kemi ide të qëndrueshme se ku dua ta shoh Sevillan në të ardhmen. Unë besoj se do të bëjmë një hap përpara në aspektin sportiv dhe rezultatet ekonomike”, tha ai.

Monchi ishte për 17 vjet te Sevilla dhe do të mbahet mend se solli një numër të lojtarëve të mëdhenj si Dani Alves, Adriano, Baptista, Seydou Keita, Ivana Rakitic. /Telegrafi/

Exit mobile version