Telegrafi

Zyrtare: Monchi largohet nga Sevilla, gati për skuadrën e re

Monchi është një hap më afër për të shpallur si drejtor i ri sportiv i Romës, pasi Sevilla sot ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi.

Drejtori sportiv, emri i plotë o të cilit është Ramon Rodriguez Verdejo, shihet si zëvendësues i Walter Sabatinit si drejtor i sportit të Giallorossëve këtë verë.

Sevilla ka lëshuar një deklaratë këtë mbrëmje ku ka konfirmuar se ata “kanë arritur një marrëveshje për largimin e drejtorit të përgjithshëm sportiv”, të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në një takim të enjten pasdite.

Lexo po ashtu Roma me drejtor sportiv të ri

“Të premten, presidenti Jose Castro dhe Monchi do të japin detajet e marrëveshjes, në një konferencë për shtyp në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Me ndërprerjen e kontratës me pëlqim të dyanshëm, kjo do të thotë se Monchi tani është e lirë për të nënshkruar për Romën dhe të fillojë punën në strategjinë e tyre të transferimeve për sezonin e ardhshëm.

Konferenca për shtyp do të mbahet të premten në ora 12:30 sipas kohës lokale të Italisë. /Telegrafi/