Site icon Telegrafi

Zyrtare: Monaco vazhdon kontratat me Subasic dhe Raggin

Monaco ka filluar të mendoj edhe për vitet e ardhshme, duke parë largimet e fundit.

Skuadra franceze, të cilës gjatë afatit kalimtar të verës iu larguan disa yje, ka zgjatur kontratat me dy lojtarë.

Bëhet fjalë për portierin Danijel Subasic dhe mbrojtësin Andrea Raggin.

Boshnjaku ka zgjatur bashkëpunimin me klubin nga principata e Monacos deri në vitin 2020.

E mbrojtësi italian do të vazhdojë të qëndrojë te bardhekuqtë edhe për dy vjet të tjera.

Kujtojmë se kampioni aktual francez gjatë verës iu larguan Kylian Mbappe (PSG), Bakayoko (Chelsea), Bernardo Silva dhe Bernard Mendy (Manchester City).

Exit mobile version