Site icon Telegrafi

Zyrtare: Monaco e suspendon Henryn

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 28: Thierry Henry, Manager of Monaco reacts during the UEFA Champions League Group A match between Club Atletico de Madrid and AS Monaco at Estadio Wanda Metropolitano on November 28, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nuk po shkon asgjë siç duhet te klubi francez Monaco.

Skuadra po kalon nëpër një krizë të rezultateve edhe pse në krye të saj erdhi legjenda franceze Thierry Henry.

Ish-sulmuesi i famshëm nuk ka arritur ta ndihmojë ekipin e tij për t’iu kthyer rezultateve pozitive.

Në 20 ndeshje sa ka qenë në krye të Monacos, Henry ka pësuar 11 disfata në të gjitha garat.

Tani klubi francez ka njoftuar se ka suspenduar trajnerin e tyre deri në një vendim përfundimtar.

Thierry Henry. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Francezi gjatë javës së fundit ka larguar disa lojtarë nga skuadra e parë, ndërsa së fundmi është kapur nga pamjet duke fyer një lojtar të Strasburgit.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, Monaco u eliminua edhe nga Kupa e Francës pasi pësoi humbje nga skuadra e Ligës së Dytë, Metz 1-3.

Aktualisht Monaco është në pozitë tejet të rëndë në kampionat, pasi ndodhet në vendin e 19-të. /Telegrafi/

Exit mobile version