FC Prishtina në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë.
Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë.
Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.
Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.
T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira.
Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas, njofton klubi prishtinas. /KP/