Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mevlan Zeka te Liria

Liria ka sjell edhe një lojtar në radhët e veta gjatë afatit kalimtar të verës pas ardhjes në krye të shtabit teknik të Bledi Shkëmbit.

Skuadrës prizrenase i është bashkuar edhe sulmuesi i ish-kampionit të Kosovës, Feronikelit, Mevlan Zeka.
Ky i fundit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me bardhezinjtë ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit Erxhan Dana.

“Të premten Mevlan Zeka ka nënshkruar për Lirinë. Arritëm marrëveshje me Zekën për një vit. Presim që ai të tregoj vlerat’, ka thënë Erxhan Dana për mediat.

Ndryshe, Liria ditë më parë ka nënshkruar edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, maqedonasin Stefan Kocev si dhe sulmuesin, Granit Arifajn.

Exit mobile version