Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda është bërë me skuadër të re pasi është prezantuar tek gjiganti belg, Standard Liege.
Drenicasi u transferua nga Excel Mouscroun, tek të cilët luajti viteve të fundit, me shumë sukses.
Ai zhvilloi 29 ndeshje, ku shënoi një herë dhe asistoi një herë.
📸 Looking good Mergim 👀 #MergimEstRouche 🔴⚪ pic.twitter.com/XXH7M3s5bY
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) May 27, 2019
Vojvoda ka pasur paraqitje të mia edhe te Kosova dhe kjo ka bërë të bie në sy të Standardit.
Lojtari kërkohej edhe nga klube tjera belge dhe jashtë Belgjikës, por vendosi për Standardin.
Klubi i Standardit është ndër më të mëdhenjtë në Belgjik, ku ka 10 tituj kampioni. /Telegrafi/