Telegrafi

Zyrtare: Marco Asensio, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht transferimin e spanjollit Marco Asensio si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Real Madridin.

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar edhe transferimin e dytë brenda kësaj dite (e enjte), duke treguar se duan të luftojnë për çdo trofe këtë sezon.

Pas mbrojtësit Milan Skriniar, PSG ka konfirmuar edhe transferimin e Asensios si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain zyrtarizon transferimin e Milan Skriniar

Njoftimi i klubit francez erdhi me anë të faqes zyrtare, ku thuhet se spanjolli ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tri vite.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Marco Asensio”.

“Sulmuesi spanjoll i bashkohet klubit parisian në një marrëveshje trevjeçare deri në qershor 2026”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/