Telegrafi

Zyrtare: Marcelo Bielsa shkarkohet nga Leeds United

Leeds United ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e njohur Marcelo Bielsa.

Klubi nga Elland Road ka shkarkuar trajnerin Bielsa pas humbjes 4-0 në shtëpi ndaj Tottenhamit të shtunën pasdite dhe një serie rezultatet të tmerrshme këtë sezon.

Njoftimi i shkarkimit të argjentinasit erdhi nga vet faqja zyrtare e Leedsit në rrjetet sociale.

“Leeds United sot mund të konfirmojë se klubi është ndarë nga trajneri Marcelo Bielsa”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Edhe kryetari i klubit, Andrea Radrizzani, foli për shkarkimin duke thënë se ishte “vendimi më i vështirë” që i është dashur të marrë gjatë mandatit të tij.

Bielsa fillimisht u emërua menaxher i përhershëm i Leeds në vitin 2018 dhe shpejt u bë i dashur për mbështetësit me stilin e tij argëtues dhe të shpejtë të lojës, i cili përfundimisht e ktheu skuadrën në Ligën Premier pas një mungese 16-vjeçare. /Telegrafi/