Site icon Telegrafi

Zyrtare: Lojtari spanjoll SunyPaus largohet nga ekipi Movistar Riders CS:GO

(Foto: HLTV)

Pas një viti në skuadër, Alvaro “⁠SunPayus⁠” Garcia është larguar, dhe sipas spekulimeve është afër nënshkrimit me ekipin ENCE.

Movistar Riders kanë njoftuar se SunPayus nuk është më pjesë e formacionit të tyre, me lajmet që vijnë mes raporteve se transferimi i snajperit spanjoll në ENCE është shumë afër.

SunyPaus e ka kaluar karrierën e tij deri më tani brenda skenës spanjolle, ku luajti për ekipe si Iberian Family dhe Caronte, përpara se të merrte thirrjen për t’u bashkuar me ekipin e udhëhequr nga Alejandro “alex” Masanet në gushtin e kaluar.

Si pjesë e ekipit Movistar Riders, SunyPaus dëshmoi se ishte lojtari kyç i suksesit të skuadrës, duke arritur vlerësimin 1.16 në 208 mapa të luajtura gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.

Pas largimit të SunyPaus, vendin e tij në ekipin spanjoll pritet ta zë Antonio “⁠MartinezSa⁠” Martinez, sipas një raporti nga fraglider.

Formacioni i ekipit Movistar Riders pas largimit të SunyPaus:

Alejandro “⁠mopoz⁠” Fernandez-Quejo Cano

Alejandro “⁠alex⁠” Masanet

David “⁠dav1g⁠” Granado Bermudo

Raul “⁠DeathZz⁠” Jordán Nieto

Galder “⁠bladE⁠” Barcena (trajneri)

/Telegrafi/

Exit mobile version