Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me tetovarin Xhelil Abdullai

Mbrojtësi Xhelil Abdullai është ardhja më e re në ekipin e Llapit.

Futbollisti nga Tetova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga “Zahir Pajaziti”, teksa është prezantuar me pompozitet nga llapjanët si një futbollistë me CV mjaft të pasur.

27 vjeçari karrierën e ka nisur te Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12.

Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg.

Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija.

Tani e tri edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.

Ai pritet t’i bashkohet Elvis Prenqit në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/