Telegrafi

Zyrtare: Llapi i ndanë rrugët me Sunaj Keqin

Foto: K.F. Llapi/Facebook

Llapi ka konfirmuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Sunja Keqin.

Ndihmëstrajneri i parë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Podujeva, derisa aventura e tij zgjati vetëm një vit.

Përmes një komunikate në Facebook, Llapi konfirmoi vendimin e marrë dhe atë mund ta lexoni më poshtë (pa ndërhyrje):

Komunikatë zyrtare

🤝 Klubi futbollistik “Llapi” njofton se me marrëveshje ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin e parë të shtabit teknik, Sunaj Keqi. Palët ranë dakord që të mbyllin bashkëpunimin që kishte nisur para një edicioni.

Përmes kësaj komunikate falenderojmë z. Sunaj Keqi për punën dhe kontributin, kurse njoftojmë që vendin e tij si ndihmëstrajner i parë i trajnerit Tahir Batatina do ta zë Andi Kulli. /Telegrafi/