Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën tek klubi hungarez, MOL Fehervar.
Kastrati te Fehervari është prezantuar këtë të hënën dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2025.
Ai te Fehervari është transferuar nga Legia e Varshavës, ku nuk arriti të tregojë vlerat e tij.
Kastrati do ta bartë fanellën me numrin 10 te klubi i ri.
“Në bazë të marrëveshjes mes Legia dhe klubit tonë të hënën, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën te Fehervari”, thuhet në njoftimin e klubit hungarez.
Kastrati pas formës jo të mirë e kishte humbur edhe ftesën e Kosovës në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/