Rahoveci ka prezantuar shtabin teknik të ri për pjesën e mbetur të sezonit, me trajnerin kryesor Liridon Lecin.
Liridon Leci, trajneri i ri i KF Rahovecit, ka shprehur besimin e tij se klubi mund të arrijë objektivat e vendosura me punë të palodhur dhe disiplinë.
Ai theksoi se përkushtimi dhe angazhimi i lojtarëve do të jenë çelësi i suksesit dhe se me një organizim të mirë dhe trajnim intensiv, ekipi do të arrijë të realizojë aspiratat e klubit. Leci është i vendosur që të sjellë një kulturë të re pune dhe fokus në detaje për të rritur performancën e ekipit, shkuan faqja zyrtare e këtij klubi.
Asistenti i tij do të jetë Emir Rama, ndërsa Beqir Dodaj, do të jetë trajneri i portierëve.
Ky është një hap i rëndësishëm për ekipin në përpjekjet për të forcuar strukturën dhe për të siguruar performancë të lartë gjatë sezonit, përfundon Rahoveci në prezantimin e trajnerit. /Telegrafi/