Klubi prizrenas Liria ka vazhduar me përforcime cilësore.
Pasi kanë humbur statusin e skuadrës elitare, Liria po përforcohet që të rikthehet sa më parë në elitë.
Prizrenasit që do të udhëhiqen nga Samuel Nikaj kanë marrë një mbrojtës shumë cilësorë.
Fjala është për anësorin rahovecian, Arbër Shala që karrierë ka bërë edhe në kampionatin shqiptar.
Shala më parë ka luajtur për skuadrat si Drita, Gjilani dhe Hajvalia në Superligë, ndërsa në elitën e futbollit shqiptar ka veshur fanellat e Kamzës dhe Laçit. /Telegrafi/