Liria që militon në Ligën e Parë, ka shkarkuar nga pozita trajnerin Naci Sensoy, ndërsa pas situatës së krijuar, nga pozita e drejtorit, ka dhënë dorëheqje Erxhan Dana.
Ky shkarkim sipas klubit ka ardhur pas rezultateve të dobëta dhe sjellëve jo sportive dhe agresive të trajnerit.
Liria sot ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 1-0.
“Bordi i KF Liria mbajti mbledhjen të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi analizën e deritashme të fillim stinorit pranveror dhe rrjedhën e ngjarjeve pas ndeshjes së fundit”.
“Vëmendje kryesore ishin rezultatet e dobëta të cilat e kanë përcjell klubin edhe në pjesën pranverore. Poashtu, theks i veçantë iu kushtua sjelljeve jo sportive të trajnerit, Naci Sensoy që nga kthimi prej fazës përgatitore në Durrës, e që kulmuan me ndeshjen e luajtur me Malishevën”.
“Për hirë të opinionit, duam të sqarojmë që angazhimi i trajnerit Naci Sensoy është bërë me qëllimin më të mirë dhe me ambiciet për tu rikthyer në Superligë. Atij, i janë lënë duart e lira të zgjedhë shtabin teknik, sikurse edhe që ka sjellur shumicën e përforcimeve, duke i përzgjedhur vetë”.
“Ne, e kemi ditur që angazhimi tij dhe përforcimet kanë një kosto të madhe, por që ato janë bërë me qëllimin më të mirë, arritjen e rezultateve. Ne, i siguruam kushte për punë në të gjitha aspektet që ai kërkoi, sidomos në ato financiare”.
“Mirëpo, sjelljet e tij kanë qenë në vazhdimësi të vrazhda e përçmuese ndaj klubit, veçanërisht raportet me drejtorin. Por, që i kemi toleruar me qëllimin se synonim, kthimin në elitë. Liria nën drejtimin e Sensoyt, në 4-tër ndeshje, nga 12-të pikë të mundshme, mori vetëm 5 pikë”.
“Përpos rezultateve jo të mira, ai ka patur dhe sjellje akuzuese, të patolerushme ndaj Bordit. Kjo sjellje e tij e vrazhdë, ka tejkaluar çdo kufi, sidomos pas ndeshjes me Malishevën, të cilën Liria e humbi, e që fajtori kryesor ishte ai dhe shtabi teknik. Në vend se të pranonte këtë fakt, ai u sollë shumë keq me drejtues të klubit, duke mos qenë vetë kritik, por në të njëjtën kohë duke hedhur akuza, të paqena ndaj drejtuesve të klubit”.
“Pas analizës së thuktë dhe diskutimeve të anëtarëve të Bordit, u vendos unanimisht që ai të shkarkohet bashkë me shtabin teknik. Gjithashtu, Bordi miratoi edhe dorëheqjen e drejtorit, Erxhan Dana”.
“Kujtojmë edhe njëherë opinionin se përgjegjësia për rezultatet e dobëta është e Naci Sensoyt, tashmë ish trajnerit, ngase ai solli të gjitha përforcimet. Ne, si Bord i qëndruam në çdo aspekt afër për krijimin e kushteve sa më të mira për punë”.
“Por, injoranca e tij, e sjelljet e vrazhdët dhe rezultatet e dobëta, na bënë të sjellim vendimin për shkarkim. Opinioni shpejt do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”. thuhet në njoftimin e klubit.