Site icon Telegrafi

Zyrtare: Liria, prezanton katër transferime nga Shqipëria (Foto)

Skuadra nga qyteti i lashtë i Prizrenit, ka zyrtarizuar transferimet e fundit, të gjitha nga Shqipëria.

Pas emërimit të trajnerit Blendi Shkëmbi, Liria ka prezantuar katër lojtarë nga Shqipëria, prej tyre tre të njohur si Endri Vrapi, Jetmir Sefa dhe Artur Magani.

Endri Vrapi, lojtari me përvojë të madhe vjen nga Vllaznia Shkodrës. Më herët ka bërë karrierë me Skënderbeun, ndërsa ka zhvilluar shumë ndeshje edhe me Kombëtaren Shqiptare.

Vrapi, lojtar me përvojë nga Shqipëria

Pastaj Jetmir Sefa, vjen nga Kamëza, që u ngjit në Superiore. Më herët ish-lojtar edhe i Kastriotit, Skënderbeut e Tiranës.

Prezantimi tjetër është Artur Magani, sulmuesi i Teutës së Durrësit.

Magani me drejtorin Erxhan Dana

I fundit, por jo nga rëndësia është Kristi Kote, që vjen nga Akademia e Skënderbeut.

“Jam i kënaqur për marrëveshjen. Shpresoj të bëjmë më të mirën’, ka thënë Endri Vrapi, me të arritur në Prizren.

Sulumuesi i ri, Artur Magani po ashtu shpreh kënaqësinë që ndodhet në këtë mes, sikurse edhe Jetmir Sefa e Kristi Kote. Këta dy të fundit, tash e pesë ditë janë të grumbulluar me Lirinë.

Katërshja e ardhur te Liria

‘Beso që tashmë jemi në fazën finale të përmbylljes së transferimeve. Bëhet fjalë për lojtarë cilësor. Të shohim, se si do të përshtaten. Presim shumë nga ta’, ka thënë drejtori Erxhan Dana.

Liria ka bërë disa goditje dhe shpreson që ta ketë fjalën në luftën për titull. /Telegrafi/

Exit mobile version