Telegrafi

Zyrtare: Liria prezanton edhe dy futbollistë

Në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, klubet e Superligës së Kosovës ka nisur të përforcojnë radhët e veta.

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, sot Liria ka prezantuar dy prurjet e reja.

Riascos Jhonny

Martins Aristegui Maickol Pio, me origjinë nga Uruguai, luan mesfushorë i majtë dhe që vije nga klubi libanez, Al-Nabi Sheet Club.

Gjithashtu edhe qendër mbrojtësi nga klubi Deportivo Dragon nga Salvadori, Riascos Jhonny do të luajë për prizrenasit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

“Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit. Presim edhe dy ardhje të reja ndërkohë, që të plotësohemi si skuadër’, ka thënë për ueb-faqen e klubit, trajneri Vincenzo Alberto Annese.

Një ditë më parë bardhëzinjtë prezantuan dy futbollistët e ardhur nga Venezuela, mesfushorët Ramirez Valdivia Guillermo Abel dhe Jimenez Vivas Luis Manuel.

Ndryshe, Liria zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 19 pikë. /Telegrafi/