Afati kalimtar i janarit tashmë ka përfunduar, por prizrenasit po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre me lojtar të ri.
Klubi i futbollit i Lirisë ka sjell edhe dy lojtarë të rinj dhe me këtë kanë përfunduar transferimet e lojtarëve për këtë stinor.
Robby Morales vjen nga shteti Honduras dhe luan në pozitën e qendër sulmuesit, ku do të luan përkrah Fatih Karahodës.
Edhe Armando Vargas i Kolumbisë dhe do të jetë në qendër mbrojtës, ku boshllëk ka lënë pas largimit Ibrahim Walidjo.
Theksojmë se dy lojtarët i janë bashkangjitur ekspeditës së ekipit në Durrës, ku po përgatitet klubi bardhezi para fillimit të kampionatit të ri.
Kujtojmë se ditë më parë “Aropagjikt” kanë blerë edhe katër lojtarë të tjerë dhe i kanë prezantuar gjatë javës së kaluar.
Ndryshe, Liria zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare dhe se do të mundohet që të luftojë të mbetet në shoqërinë e klubeve më të mira. /Telegrafi/