Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, Marcello Lippi, zyrtarisht është riemëruar si kryetrajner i Kombëtares së Kinës.
Lippi e liroi pozitën e tij gjatë muajit janar pas eliminimit të Kinës nga Kupa e Azisë dhe zgjodhi bashkëkombësin e tij Fabio Cannavaro si pasardhës.
Megjithatë, u konfirmua të enjten mbrëma se 71-vjeçari kishte kthyer frenat e ekipit kombëtar pasi Cannavaro vendosi të përqendrohet në klubin kryesor kinez Guangzhou Evergrande.
Lippi fitoi 13 ndeshje, barazoi tetë dhe humbi 11 nga 31 ndeshjet e tij gjatë periudhës së tij të parë me kombin aziatik.
Italiani gjithashtu ka një karrierë të bujshme duke fituar shumë trofe me ekip si Juventusi, ndërsa kulmi ishte Kupa e Botës me Italinë më 2006. /Telegrafi/