Telegrafi

Zyrtare: Lindrit Kamberi ‘blindohet’ nga Zurichu

Foto: FC Zürich/Facebook

Zurich ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka arritur marrëveshje me Lindrit Kamberin që të rinovojnë kontratën.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratë të re me klubin zviceran, e që do ta mbajë atë deri në verën e vitit 2025.

“Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës trevjeçare me Lindrit Kamberin deri në verën e vitit 2025”, thuhet fillimisht në komunikatën e Zurichut.

“Mbrojtësi qendror 22-vjeçar përfundoi pjesën më të madhe të stërvitjes së tij të futbollit në FCZ dhe është paraqitur në 18 ndeshje konkurruese me ekipin deri më tani, duke shënuar një gol me kokë në ndeshjen në shtëpi kundër FC St.Gallen 1879 në fund të 2021. Për të fituar praktikën e ndeshjeve dhe për t’u zhvilluar më tej, Kamberi u huazua në FC Ëil 1900 për sezonin 2019/2020. Gjatë sezonit 2020/2021, ai ishte nën kontratë si huazim në FC Ëinterthur përpara se të kthehej në klub para kohe në mars 2020”.

Drejtori sportiv i Zurichut, Marinko Jurendic, tha për rinovimin e kontratës: “Lindriti ka vazhduar të zhvillohet gjatë viteve të fundit: nga kapiteni në U21 te performuesi më i mirë në Challenge League tek profesionist i besueshëm në Superligë. Me personalitetin e tij pozitiv dhe vullnetin e madh për të performuar, ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë. Jam shumë i kënaqur që Lindriti, një tjetër talent vendas, po vazhdon rrugën në FCZ”. /Telegrafi/