Site icon Telegrafi

Zyrtare: Leotrim Bekteshi te Prishtina deri në vitin 2021

Leotrim Bekteshi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2021.

Mbrojtësi mitrovicas ka pranuar ofertën e drejtuesve ‘bardhekaltër’ dhe kështu rrjedhimisht do të jetë pjesë e dhjetë herë kampionëve deri në verën e vitit 2021.

Lajmi është konfirmuar nga sajti zyrtar i FC Prishtinës në rrjetin sociale “Facebook”.

“Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Superligë, Leotrim Bekteshi, ka vendosur t’i qëndroj besnik Prishtinës deri në verë të vitit 2021”, thuhet në faqen zyrtare të kryeqytetasve.

Bekteshi më parë ishte pjesë e skuadrave tjera të Superligës si Trepça ’89, Besa e Pejës dhe Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version