Klubi gjerman nga Bundesliga, Union Berlin ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit shqiptar, Leon Dajaku, i cili vjen nga Bayern Munichu.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për të ardhmen e Dajakut, i cili nuk po gjente hapësira te Bavarezët.
Shumë skuadra u përmenden si destinacione të djaloshit drenicas, por vetëm njëra e kishte fat.
Është skuadra kryeqytetase, Union Berlin, që ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit me Bayernin për Dajakun.
Leon Dajaku has signed from @FCBjuniorteam.
Welcome to Köpenick 🤝#fcunion https://t.co/HI9FrFqjgM
— 1. FC Union Berlin (English) (@fcunion_en) January 16, 2021
“FC Union Berlin ka nënshkruar 19-vjeçarin Leon Dajaku në huazim nga Bayern Munchen me mundësinë e blerjes”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Ndryshe, në 14 ndeshje këtë sezon për Bayernin U23, ai ka shënuar tre gola, ndërsa sezonin e kaluar debutoi me ekipin e parë nën urdhrat e Hansi Flick. /Telegrafi/