Pjesa e parë e sezonit ishte një dështim për kampionët aktual të Anglisë, që ka vendosur një rekord negativ për pikët e mbledhura deri tani si kampion në fuqi.
Nga sezoni i shkuar është larguar vetëm “motori” i skuadrës N’Golo Kante, i cili tashmë po ndihmon Chelsean drejt rekordit të fitoreve.
Për ta kthyer baraspeshën në mesfushë është ofruar Wilfred Ndidi nga Genk për 15 milionë funte.
Nigeriani 20-vjeçar ka shkëlqyer në Belgjikë dhe Leicesteri shpreson që niveli i tij t’i afrohet sadopak atij të Kantes. /Telegrafi/