Site icon Telegrafi

Zyrtare: Layvin Kurzawa rinovon me PSG-n

Layvin Kurzawa edhe zyrtarisht do të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi francez ka arritur marrëveshje me parisienët që të vazhdojë kontratën edhe për katër vite të ardhshme.

Kurzawa do të qëndrojë në Parkun e Princave deri në vitin 2024, duke shuar zërat se ai do të largohet nga klubi.

Ka kohë që raportohet nga mediat ndërkombëtare se lojtari do të largohej si lojtar i lirë nga PSG, pasi kontrata do i skadonte më 30 qershor.

Por, klubi francez konfirmoi se lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të jetë pjesë e projekteve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version