Site icon Telegrafi

Zyrtare: Lavdim Zumberi nënshkruan kontratë profesionale me Zurichun

Futbollisti shqiptar, Lavdim Zumberi, e ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me FC Zurich.

Kontrata e mesfushorit qendror 19 vjeçar është nënshkruar deri në vitin 2022.

19-vjeçari Zumberi e filloi karrierën e tij të futbollit me FC Bazenheid dhe FC Wil, para se të shkonte në Akademinë e FCZ më 2015.

Debutimi i tij në ekipin e parë për Zumberin ishte më 17 shkurt 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys.

Që atëherë, futbollistit i cili paraqitet për Zvicrën U20 ka luajtur në katër ndeshje në Superligën zvicerane dhe gjithashtu luajti edhe ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

Pjesë e Zurichut janë edhe futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë për Kosovën: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu. /Telegrafi/

Exit mobile version