Evertoni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Frank Lampardin.
Trajneri anglez ishte i papunë që kur u shkruar nga Chelsea në fillim të vitit të kaluar.
Përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre, Evertoni bëri të ditur se Lampard ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2924.
✍️ | Everton Football Club can confirm the appointment of Frank Lampard as the Club’s new manager.
— Everton (@Everton) January 31, 2022
“Klubi i futbollit Everton mund të konfirmojë emërimin e Frank Lampard si trajner të ri të klubit”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Ish-mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë – deri në qershor 2024 – dhe do të marrë drejtimin e Ekipit të Parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Brentford në Goodison Park të shtunën më 5 shkurt”.
Welcome to Everton Football Club, Frank Lampard! 🔵 pic.twitter.com/LuGqBCrrE7
— Everton (@Everton) January 31, 2022
“Emërimi i Lampard vjen pas një procesi të fortë rekrutimi me disa kandidatë që u intervistuan nga aksioneri i shumicës së Klubit dhe Bordi i Drejtorëve”.
“Lampard filloi menaxhimin me Derby County në 2018, duke i çuar Rams në finalen e play-off-it të kampionatit të atij sezoni. Ai u emërua trajner në ish-klubin Chelsea vitin e ardhshëm dhe, duke ndihmuar në zhvillimin e shumë talenteve të rinj të klubit, i udhëhoqi londinezët në vendin e katërt në Ligën Premier dhe në finalen e FA Cup në sezonin e tij të parë në krye”, thuhet më tej aty. /Telegrafi/