Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ventura është trajneri i ri i Italisë

Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se Giampiero Ventura do të jetë përzgjedhësi i ri i Italisë pas Euro 2016.

Antonio Conte do të largohet pas Euro 2016 për t’iu bashkuar Chelseat dhe tani Italia ka vendosur që 68-vjeçari Ventura të udhëheqë kombëtaren italiane.

Ventura ishte pjesë e Torinos nga qershori 2011 deri në fund të këtij sezoni. Ai më parë ka udhëhequr edhe Barin, Pisan, Veronan, Messinan, Napolin, Cagliarin, Udinesen dhe Sampdorian.

Exit mobile version