Telegrafi

Zyrtare: Ky është futbollisti i sezonit në Ligën Premier (Foto)

Liga Premier ka shpallu futbollistin e vitit.

Me 24 gola këtë sezon, sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier.

Vetëm sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Harry Kane ka shënuar më shumë gola se Vardy, transmeton Telegrafi.

Vardy së fundi është shpallur kampion i ligës elitare angleze për herë të parë në histori të ekipit.

Vlen të theksohet se për këtë arritje të madhe të Vardyt, planifikohet të xhirohet edhe një film rreth jetës dhe karrierës së futbollistit. /Telegrafi/