Telegrafi

Zyrtare: Ky është fati i takimit mes Drenicës dhe Istogut

Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet Ahmeti, ka shqyrtuar sot ankesën e Istogut, të cilët kërkuan që ndeshja me Drenicën, e javës së fundit, të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për ta.

Mirëpo, KG ka refuzuar ankesën e Istogut, dhe me këtë rast, kjo skuadër edhe zyrtarisht largohet nga Superliga, kurse renditja nuk ndryshon, sikurse edhe skuadrat që do të mbesin në barazh.

“Me rastin e sjelljes së këtij vendimi, komisari i garave për bazë pati protokollet zyrtare nga ndeshjet e Raiffeisen Superligës nga java 1 deri 33, dhe nga të njëjtit vërtetoi se lojtarët e Drenicës, Muharrem Musa dhe Endrit Maloku kanë patur të drejtë loje”, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton “GazetaOlle.com”.

“Muharrem Musa ishte i penalizuar me kartonë të verdhë në javët 11, 15, 17, 20 dhe 21 dhe se i njëjti ka pauzuar në javën vijuese 22. Më pastaj, lojtari ëshë ndëshkuar me kartonë të verdhë në javët 25, 26, 29, dhe 32 dhe ka pasur gjithësej katër kartonë të verdhë, prandaj ka pasur të drejtë aktivizimi në javën 33. Kurse, Maloku ishte i penalizuar me kartonë të verdhë në javët 16, 19, 20, 21 dhe 23, dhe ka pauzuar në javën 24”, thuhet në arsyetimin e KG-s.