Kombëtarja e Kroacisë ka bërë publike listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë në Rusia 2018.
Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic ka publikuar emrat e 23 lojtarëve të ftuar për Botërorin Rusia 2018.
Emrat më të mëdhenj të futbollistëve kroat janë ftuar nga Dalic për të marrë pjesë në Botëror.
Yjet e Real Madrid, Mateo Kovacic dhe Luka Modric janë në listë ashtu si dyshja e Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.
Në mbrojtje është ftuar Dejan Lovren i Liverpoolit së bashku me Domagoj Vidan e Besiktasit.
Ndërkohë në fazën e sulmit do të jetë ylli i Juventusit, Mario Mandzukic së bashku me Nikola Kalinic, Ante Rebic e Marko Pjaca.
Nuk ka se si të mungojë edhe Ivan Rakitic i Barcelonës.
Kroacia është në grup së bashku me Nigerinë, Argjentinën dhe Islandën. /Telegrafi/