Site icon Telegrafi

Zyrtare: Krasniqi te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka bërë ndryshme në shtabin teknik, duke e emëruar kështu një trajner të ri.

Ramiz Krasniqi do të jetë strategu i cili do ta udhëheqë skuadrën në edicionin e ri të grave, lajm të cilin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lirisë.

“Patëm një bisedë të hapur dhe konstruktive me trajnerin e mirënjohur Ramiz Krasniqin dhe në fund u pajtuam që ai të drejtojë Lirinë për edicionin e ri 2016-2017”, ka njoftuar anëtari i Bordit të KF Liria, Besim Shkreli.

Liria nuk ka treguar lojë të mira në edicionin e garave që lamë pas duke siguruar mbijetesën në javët e fundit të kampionatit.

Ekipi bardhezi përfundoi si e shtata në tabelën e elitës së futbollit kosovar. /Telegrafi/

Exit mobile version