Telegrafi

Zyrtare: Koulibaly largon skuadrat angleze, vazhdon kontratën me Napolin

Kalidou Koulibaly ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Napolin, duke vazhduar qëndrimin e tij deri në vitin 2021.

Gjatë verës kishte shumë interesim për mbrojtësin senegalez nga klubet e Ligës Premier dhe rinovimi nga skuadra italiane u vonua, gjë që bërë që Koulibaly të frustrohet duke menduar largimin nga San Paolo, shkruan L’Equipe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, klubi dhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis kanë konfirmuar tashmë se Koulibaly ka nënshkruar një zgjatje dy-vjeçare të kontratës.

Lexo po ashtu Koulibaly tregon arsyen pse qëndroi në Napoli

“Kalidou Koulibaly ka rinovuar kontratën e tij Napoli deri në 2021”, thuhet në deklaratën në faqen e internetit të Napolit.

“Jam i lumtur për të njoftuar se Kalidou Koulibaly ka rinovuar kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2021”, ka deklaruar presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis. /Telegrafi/