Më 9 ose 10 qershor, Kosova do ta mësojë grupin e kualifikimeve për Kampionatin botëror 2018.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka bërë të ditur se më 9 ose 10 qershor, Kosova do ta mësojë grupin e kualifikimeve për Kampionatin botëror 2018.
Kosova është në pritje të vendimit që do të merret para “Euro 2016”.
“Kosova do ta mësoj grupin në Kupën e Botes me 9 ose 10 qershor në Paris”, ka deklaruar Vokkri nga Frankfurti, ku gjendet aktualisht për ta shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Faro.