Vincent Kompany do ta vazhdojë karrierën te ish-skuadra e tij, Anderlechti, në dy role.
Mbrojtësi belg u largua nga Manchester City pas 11 viteve të kaluara me kampionin e Ligës Premier.
Kompany këtë sezon pati një nga edicionet më të mira në karrierë duke fituar katër trofe, njëri nga edhe titulli kampion.
Përveç këtij trofeu të këtij sezoni, belgu ka fituar edhe tre trofe me klubin e njohur anglez, ndërsa sot i dha lamtumirën.
Nuk ka vonuar shumë dhe Kompany ka vendosur për të ardhmen e tij.
https://twitter.com/rscanderlecht/status/1130050310066638848
Belgu ka vendosur të kthehet te ish-skuadra e tij, Anderlecht, ku do të ketë rol të dyfishët.
Është vet klubi belg që ka njoftuar se Kompany do të bëhet lojtar dhe menaxher i klubi për sezonin e ri. /Telegrafi/