Presidenti i federatës amerikane të futbollit, Sunil Gulati ka njoftuar se sot se Jurgen Klinsmann është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit kombëtar të SHBA-së.
Jurgen Klinsmann nuk është më trajner i ekipit kombëtar të SHBA-së në futboll, pasi federata e këtij vendi ka marrë vendim për shkarkimin e tij, por që e kanë falënderuar për punën e bërë.
“Sot, ne kemi marrë një vendim shumë të vështirë, për të prishur kontratën e trajnerit Jurgen Klinsmann”, ka thënë Gulati.
“Ne duam të falënderojmë Jurgenin për punën e tij të vështirë dhe përkushtimin gjatë këtyre pesë viteve të fundit”, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, gjermani ka qenë në krye të ShBA-ve që nga viti 2011, dhe ka një statistikë prej 55 fitore, 27 barazime dhe 16 humbje. /Telegrafi/