Përfaqësuesja e Suedisë ka zyrtarizuar listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë për në Francë, vend në të cilin sivjet mbahet Kampionati Evropian.
Suedia përbëhet nga 23 futbollistë, përfshirë edhe Albin Ekdal i cili është përfshirë pavarësisht lëndimit.
Shiritin e kapitenit do ta bartë Zlatan Ibrahimovic, i cili në sulmin suedez do të jetë bashkë me Emir Kujovic që ka qenë top shënues vitin e fundit në Allsvenskan.
Portierët: Andreas Isaksson (Kasimpasa), Robin Olsen (Copenhagen), Patrik Carlgren (AIK).
Mbrojtësit: Mikael Lustig (Celtic), Martin Olsson (Norwich City), Ludwig Augustinsson, Erik Johansson (Copenhagen), Andreas Granqvist (Krasnodar), Victor Lindelof (Benfica), Pontus Jansson (Torino).
Mesfushorët: Kim Kallstrom (Grasshoppers), Pontus Wernbloom (CSKA Moscow), Oscar Lewicki (Malmo), Emil Forsberg (RB Leipzig), Jimmy Durmaz (Olympiacos), Sebastian Larsson (Sunderland), Erkan Zengin (Trabzonspor), Albin Ekdal (Hamburg), Oscar Hiljemark (Palermo).
Sulmuesit: Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain), Marcus Berg (Panathinaikos) John Guidetti (Celta de Vigo), Emir Kujovic (IFK Norrkoping).