Site icon Telegrafi

Zyrtare: Keita Balde te Monaco

Keita Balde Diao është zyrtarisht një lojtar i Monacos.

Lojtari është transferuar për shifrën e 30 milionë eurove dhe 5 milioën euro bonuse.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 dhe do ta mbajë fanellën me numrin 14.

“Jam i lumtur që jam bashkuar me AS Monacon, klub me histori të madhe. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi po pres të luaj”.

“Shumë lojtarë dhe shokë më kanë folur për këtë klub, shpirtin dhe skuadrën. Kur të vije mundësia që të vish këtu, duhet ta pranosh menjëherë”.

“Është projekti i duhur për mua. Jam i lumtur që po i bashkohem një grupi të fortë si ky me lojtarë të fortë që e treguan vetën sezonin shkuar.

Senegalezi shihet si zëvendësues i denjë për Kylian Mbappen, që do të largohet drejt Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version