Drita e ka bërë sot transferimin më të madh në afatin kalimtar të futbollistëve për sezonin veror.
Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Kastriot Rexha, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Futbollisti është prezantuar sot në klubin gjilanas.
Drita pret shumë nga Rexha, duke konsideruar se ka transferuar një sulmues të jashtëzakonshëm.
“Është kompletuar transferi i radhës në klubin tonë.
Duke synuar të kemi një ekip të konsoliduar dhe një repart sulmues të jashtëzakonshëm, sot kemi arritur marrëveshje me njërin nga sulmuesit më të mirë në Kosovë Kastriot Rexha!
Rexha ishte lojtar i FC Besa nga Peja.
Për transferet e radhës do do të njoftohemi me kohë”, thuhet në njoftimin për shtyp.