Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kampionati francez ndryshon emrin, nuk do të quhet më vetëm Ligue 1

Kompanitë e mëdha tani po bëhen çdo ditë e më shumë faktorë në botën e futbollit.

Para milionave të kompanive të mëdha është dorëzuar edhe Federata e Futbollit të Francës.

Kampionati elitar i futbollit në Francë, është quajtur që dhjetëra vite Ligue 1.

Por tani FFF ka shituar emrin për 10 milionë euro një kompanie të madhe në Francë.

Në fakt tani e tutje kampionati francez do të quhet ‘Ligue 1 Conforama’, pasi kompania që ka një zinxhir të qendrave tregtare në Francë.

Federata e Futbollit të Francës ka pranuar që të shet drejtën e emrit për 10 milionë euro në vit, ndërsa marrëveshja është për tri vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version