Telegrafi

Zyrtare: Kaloshi, prurja më e re te Liria

Të mërkurën në Ohër ka mbërritur Mikel Kaloshi. Ai, është portier dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.

Portieri 24-vjçar vjen nga Tomori i Beratit, ku pati një stinor të bujshëm ndërsa më parë Kaloshi kishte bërë karrierë edhe te Bylisi.

“Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës së Lirisë”, ka thënë Erxhan Dana, drejtor.

Kjo dhe duket të jetë prurja e fundit për këtë afat kalimtar tek skuadra ‘bardhezi’.

Liria këtë fundjavë kthehet nga përgatitjet dy javore në Ohër, ku kaloi një fazë intensive të përgatitjeve për edicionin e ri. /Telegrafi/