Organizata britanike ‘Into The Breach’ ka njoftuar sot (e premte) se Flatron ‘juanflatroo’ Halimi është tërhequr përkohësisht nga rosteri për t’u rikuperuar mendërisht pas një sezoni të ngarkuar.
“Burnout (një ndjenjë e vazhdueshme e mbingarkesës dhe stresit) është një kërcënim serioz për shëndetin e lojtarit në këtë industri dhe është vitale për të dëgjuar nevojat e lojtarit tonë”.
“Ne i urojmë atij rikuperim të shpejtë teksa ai konsideron rrugën e tij përpara”, ka shkruar ITB në rrjetin social X.
juanflatroo ka qenë pjesë e rosterit të Into The Breach që nga muaji qershor kur organizata britanike vendosi të ndërtojë një ekip të ri rreth Owen ‘smooya’ Butterfield.
After 5 years of continuous play, @juanflatrooo has decided to take a short-term break to recover his mental over the holidays.
Burnout is a serious threat to player health in this industry, and it is vital we listen to our player’s needs. We wish him a speedy recovery as he… pic.twitter.com/tUKOFn6DaV
— ITB.SHUFFLE Esports (@ITBshuffle) November 22, 2024
Into The Breach eventualisht nënshkroi edhe me lojtarin tjetër shqiptar Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me të cilin juanflatroo ishte bashkëlojtar tek Bad News Eagles, Nicolas ‘Keoz’ Dgus dhe Mohammad ‘BOROS’ Malhas për të kompletuar ekipin.
Ky formacion i lojtarëve në fakt kishte zgjatur vetëm një muaj, pasi Into The Breach vendosi të ndajë rrugët me BOROS dhe në vend të tij sollën Hristiyan ‘REDSTAR’ Prinkovar si lojtarin e pestë.
Rezultatet sidoqoftë ende nuk janë ato më të dëshirueshmet, pasi ekipi ende nuk është bërë pjesë e top 50 më të mirave në botë./Telegrafi/